Kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe një herë çështjes së përgjimeve të publikuara nga media gjermane “Bild” teksa akuzoi Partinë Demokratike se po shet baltën e vet tek mediat ndërkombëtare.
Sipas Ramës, dalja e atyre përgjimeve është vetëm pjesë e një filmi, një episod të të cilit sipas tij, e serviri dje presidenti.
“Pse nuk u hetuan ato përgjime, pse nuk shkuan në gjykatë, por shkuan te partia, për t’u shfaqur pastaj në Gjermani. Kjo është pjesë e një filmi që ka filluar dhe po vazhdon, dhe dje ju patë një episod filmi nga presidenti i gjithë shqiptarëve”, tha Rama.
g.kosovari