Pas përfundimit të protestës së tetë kombëtare, Lulzim Basha u shfaq triumfator nga selia e PD-së.
“Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e nuk çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë e nuk çohet para drejtësisë. Standardet e Evropës, vlerat e Evropës, normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës e të bandës së tij të grupimeve kriminale”, tha Basha në mbyllje të protestës.
Mirëpo militantët demokratë e akuzojnë për përçarje të Partisë Demokratike se gjithçka po e bën për interesin personal të tij, gjithashtu e akuzojnë dhe për përsëritje, duke nënvizuar se të njëjtat gjëra i ka thënë edhe më herët.
Sipas tyre, Basha u shpëtua nga vendimi i Presidentit Ilir Meta, për çdekretimin e zgjedhjeve, ndryshe do dukej sheshit, dështimi i tij.
“Ajo parti u shkatërruar, qysh se e mori në dorë një njeri harbut që e ktheu në organizatë kusarësh dhe bandash”, shkruan një komentues në rrjetin social të Bashës./cna
g.kosovari