Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar gadishmërinë e presidentit Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve duke thënë se ai po shfrytëzon situatën për të qenë aktiv.
Sa i takon qëndrimeve të presidentit Ilir Meta për krizën aktuale, Hajdari shprehet se ai është sjellë në mënyrë të njëanshme.
“Zoti Meta ka qenë aktiv dhe di si të behet faktor në këto situata.
Nuk e di nëse ka qene një president politik apo unifikues.
E shikoj që nuk ka pasur ndonjë hap prej tij që të mundësojë dialogim midis palëve apo të dalë mbi palët për të arritur një dialog.
Përveç titullit si Zoti President, nuk shikoj ndonjë gjë tjetër që ne mund të themi po del mbi palët dhe të jetë unifikues”, theksoi Hajdari.