Një grup prej 14 luanësh është vënë re pranë një miniere në veri-lindje të Afrikës së Jugut.
Tufa e luanëve u pa pranë minierës Phalaborwa Foskor në perëndim të Kruger National Park pranë kufirit të Mozambikut.
Policia po monitoron kafshët dhe autoritetet planifikojnë ti kapin e ti kthejnë në park.
Zyrtarët e provincës së Limpopo paralajmëruan njerëzit që të jenë të vëmendshëm në çdo kohë.
Kruger National Park është një nga rezervat më të mëdha në Afrikë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 19,485 km katrore.
Zona është e rrethuar dhe është e paqartë se si luanët u larguan nga parku, raporton BBC.
Zyrtarët janë duke vëzhguar kafshët dhe autoritetet planifikojnë t’i kapin dhe t’i kthejnë nën përkujdesje.
g.kosovari