Kreu i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, ne gare per nje tjeter mandat ne zgjedhjet e 30 qershorit ka zbuluar sot disa nga projektet e rendesishme per kryeqytetin.
Gjate takimit te sotem, me kryeministrin Rama dhe banorët e Njësisë 10, Veliaj numeroi disa nga projektet sipas tij transformuese që do të vijojnë të zbatohen edhe në 4 vitet e ardhshme në kryeqytet.
Veliaj u ndal ne disa detaje te projektit per Unazen e Vogel. Sipas tij, nje nga projektet qe do prekë edhe këtë njësi është ai për çlirimin e trafikut të makinave në pjesën e Unazës së Vogël nëpërmjet kalimit të saj nën tokë, nga segmenti te Shallvaret deri te pjesa përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
“Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë idea e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje”, tha Veliaj.
g.kosovari