Policia e Shtetit ka marrë masat për provimin e maturës që po zhvillohet sot. Në 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i parë i maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, policia e shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Policia ka marrë të gjitha masat për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.
Njoftimi i plotë nga policia
“Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të, cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.
Ditën e djeshme në zbatim të telegramit të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019, u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë. Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan 40 punonjës policie.
Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi. Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës. Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin suksese në provimet e Maturës Shtetërore./l.m