Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca thotë se Shqipëria ka bërë progres.
Ai thotë se hapja e negociatave nuk do përkthehet në anëtarësim në BE por progres të vendit.
Por nga ana tjetër, Soreca apelon se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të marrë një vendim për Shqipërinë.
“Që nga shtatori 2018, Luigi Soreca është ambasadori i BE në Shqipëri. Prania e tij ka ardhur në një kohë tepër të rëndësishme për të dyja BE dhe Shqipërinë, pasi ajo synon të fillojë bisedimet e negociatave për anëtarësimin në BE në 2019.
Shqipëria ka qenë një kandidate zyrtare për pranim që nga viti 2014, por pas kryerjes së reformave dhe ndërmarrjes së hapave të tjerë për modernizimin vendi shpresat e tij janë të larta se negociatat do të fillojnë së shpejti.
Këtu, Soreca shpjegon se çfarë është procesi i anëtarësimit në BE, trendet pozitive në Shqipëri dhe rëndësia e pranisë gjermane në vend”, thuhet në artikullin e Die Welt.
/a.rada