Nga Cërriku, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratat e Voltana Ademit. Kjo e fundit në një emision televiziv u shpreh se ëndërronte të qëllonte me molotov në protestë.
Por Rama tha se Shkodra shumë shpejt do të ndryshojë fytyrë.
“Një grua që i bën himn molotovit, e kuptoni se në çfarë derexheje kanë përfunduar? Si mund të flasë një kryebashkiake me atë gjuhë? Prej 30 vitesh Shkodrën e qeveris PD dhe shiheni se si e kanë bërë atë qytet pa investime…” – tha Rama në Cërrik.
Ai u shpreh se 30 qershori do t’i japë fund politikës së talljes me ligjet me rregullat.
/a.r