Korça është zgjuar mëngjesin e sotëm sërish nga tërmeti, duke shkaktuar shumë panik tek banorët. Mesditën e sotme është mbledhur shtabi i emergjencave.
Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari ka deklaruar se 290 banorë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti. Ai është shprehur se banesat ose do rindërtohen, ose do bëhet lagje e re në Floq.
“121 banesa në disa fshatra janë plotësisht të rrënuara. Banesat ose do rindërtohen, ose do bëjmë lagje të re në Floq. Godina e ish- maternitetit të Korçës në dispozicion të banorëve. Objektiv është që të ulet numri i çadrave“, tha Spirollari.