Policia greke ka arrestuar shqiptarin e tretë të arratisur nga burgu në Athinë. Bëhet me dije se ai është një 35-vjeçar, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije.
Policia Kriminale në Atika tha se në pranga ka përfunduar edhe i arratisuri i tretë, një person me rrezikshmëri të lartë. Ai u kap në një rrugë në New Smyrna. Shqiptari u kap disa ditë pas arratisjes, kurse bëhet me dije se ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit.
Tashmë, në arrati është edhe një shqiptar i katërt, një 35-vjeçar, i cili dyshohet për grabitje dhe për plagosje. Shqiptarët u arratisën nga një burg në Athinë, të hënën. Policiiai greke ka thënë se është afër arrestimit edhe të arratisurit të katërt./l.m