Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një video ku tregon angazhimin e qeverisë për paktin me universitetet.
Kreu i qeverisë thekson se 950 të rinj po zhvillojnë praktikën e punës në Programin Kombëtar të Praktikave të punës dhe 20 prej ture do të punësohen në përfundim të praktikës.
Rama thekson se 450 studentë ekselentë u punësuan në institucionet e administratës shtetërore, brenda dhe jashtë shërbimit civil.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë tjetër angazhim të përmbushur të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë 🤝“, shkruan Rama.
g.kosovari