Erion Veliaj prezantoi sot nisjen e një programi të ri në kryeqytet që ka të bëjë me 100 lagjet.
“Do të fillojmë një program të ri që ka të bëjë me 100 lagjet. Si qeveria ka një program që quhet 100 fshatrat, ne duam të fillojmë një program në 4 vitet e ardhshme që quhet 100 lagjet. Njerëzit jetojnë në lagje, aty kanë cilësinë e jetës dhe ne në njëfarë mënyre kemi adaptuar projektin e qeverisë, 100 fshatrat dhe do ta quajmë 100 lagjet. Po punojmë me secilin deputet, me secilin administrator, të identifikojmë nga njësia 2 se cila do të jenë lagjet që do të futen tek projekti i 100 lagjeve, sepse e kemi më kollaj tí bëjmë si buqetë, se sa të na vijnë, “kjo rruga, kjo rrugica”. Më mirë i futemi me themel 100 lagjeve dhe e dimë që nuk u kthehemi mbrapa për disa vite me radhë”, theksoi Veliaj.
Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar që do ti japë një impuls të ri jetës artistike dhe kulturore kryeqytetit. Veliaj theksoi se sikurse çdo projekt të nisur që ka pasur fillimisht një minorancë të zhurmshme që ka qenë kundër, koha ka treguar se në fund ka rezultuar një sukses i vërtetë. Veliaj theksoi se sikurse Pazari I Ri, këndet e lojërave, sheshi Skënderbej e plot projekte të tjera, edhe Teatri I ri Kombëtar do të jetë një nga hapësirat më cilësore të Tiranës. “Teatri i ri do të bëhet. Do të jetë më i miri në këtë rajon si Pazari I ri. Unë nuk pranoj që të ma fyejë njeri inteligjencën dhe të thotë tallashi është më i mirë. Është turp që një shoqatë të thotë që një barake e kohës së fashizmit e ndërtuar provizorisht për të argëtuar ushtarët, të themi që është pasuri. Si për pazarin, si për këndin e lodrave, si për sheshin si për bulevardin e ri, si për çdo investim ne jo vetëm do ta prekim, por do ta qajmë dhe do ta bëjmë një nga hapësirat më cilësore të Tiranës”, tha Veliaj.
Krahas shkollave, do të marrë jetë edhe ndërtimi i Kampusit Universitar që jo vetëm do të përmirësojë kushtet e studimit të gjeneratave të ardhshme, por do ti japë një tjetër vlerë gjithë pronës në këtë njësi.
Ndër investimet e parashikuara për njësinë nr 2 janë edhe rijetëzimi I Piramidës, rivitalizimi i sheshit Italia dhe parkimi nëntokësor; Arena Kombëtare, ndërtimi terreneve sportive.
Ndër investimet që priten të bëhen janë edhe ato për dy shkollat e reja në zonën e Saukut që do ti japin zgjedhje edhe çështjes së arsimit për shkollat e tjera në këtë njësi, së pari duke ulur fluksin dhe së dyti duke e sjellë dijen më pranë fëmijëve. “Planifikojmë dy shkolla një aty te ish parkingu te Shkolla e Policisë dhe një te ish Spitali i Arabit”, bëri me dije Veliaj. Suksesi me ndërtimin e këndeve të lojërave do të vijojë edhe më tej në të tjera lagje.
Duke u ndalur në çështje e furnizimit me ujë të pijshëm, Kryebashkiaku Veliaj siguroi se falë investimeve të nisura tashmë, kryeqyteti do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.