Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për të mësuar rrethanat e daljes së sekretit hetimor të përgjimeve audio të kryera mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së në qarkun e Durrësit.
Pritet që sot për këtë cështje prokuroria të dalë me një deklaratë për median. Ky është hetimi i dytë i Krimeve të Rënda që ka nisur për nxjerrje sekreti hetimor për dosjen 339.
Pak muaj më parë prokuroria njoftoi se kishte nisur hetimet për të zbuluar personin që ka nxjerrë aktet sekrete të kësaj dosje penale, ndërsa sot u publikuan edhe gjashtë biseda të tjera të përgjuara në gazetën gjermane ‘Bild’. Bisedat janë publikuar nga ‘Bild’ vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin./l.m