Kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani i kontaktuar nga Report Tv ka reaguar pas publikimit të bisedave nga ‘Bild’ ku ai është përgjuar duke folur me Astrit Avdylin, anëtarin e bandës së Shijakut.
Kokomani thotë se e njeh Astrit Avdylin, por nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë. Në bisedë dëgjohet teksa Avdyli i kërkon që ta takojë së bashku me Dakon. Por ai thotë se takimi që Astrit Avdyli i kërkoi në 28 mars 2017 me Dakon dhe Ilir Ndrazhin nuk është realizuar. Përsa i përket telefonatës, Kokomani thotë se është i detyruar që ti përgjigjet cdo qytetari për atë që i takon me ligj.
Intervista e Ardian Kokomanit
Është komunikim i thjeshtë, ju duhet ta kuptoni, më mori ai në telefon ai, jo unë, jam i detyruar që ti përgjigjem cdo telefonate si kryetar. Më tha dua një takim, me Vangjushin dhe deputetin, Dako është drejtues i shtabit elektoral. Nuk e di pse më implikon mua. Njeriu në fjalë kuptohet që nuk ka pasur akses, prandaj kërkon të më takojë mua me. Unë jam kryetar bashkie dhe duhet ti takoj këto njerëz.
Jeni takuar më pas me Astrit Avdylin?
Jo me 100% nuk jam takuar. Absolutisht jo. Se nuk mbaj mend para dy vitesh…
E njihni Astrit Avdylin?
Unë i njoh që kur kam qenë fëmijë, i njoh babanë, këtu kemi lindur, dhe jemi rritur dhe këtu do të vdesim. Jemi venali. Unë kam njohje me të gjithë.
Kur është zhvilluar biseda?
Në mars të 2017 para fushatës elektorale. Por ju vetëkuptoni, nuk më pyetët as që a dëshironi që të rikandidoni.
E kemi një përgjigje?
Përsa i përket asaj që unë dëshiroj që të vijoj edhe një mandat, pasi një është shumë pak, pasi i pari është të njihesh me territorin dhe problemin dhe një mandat i dytë e kompleton atë njeri përballë njerëzve. Unë do të aspiroj, do të isha pjesë e kësaj, por përgjigjen e kuptoni edhe vetë. Dhe nëse thoni se kryetari ka lidhje me Avdylajt, atëherë pse nuk thoni, derisa qenkan kaq dominantë do të isha unë sërish?
Kjo cështje…
Unë si qytetar mund të kem me të gjithë llojet e njerëzve telefonata. Unë me 1000% asnjëherë nuk kam komunikuar për probleme fushate elektorale. Pasi është vetë pozicioni dhe formimi im, përgjegjësia. Kam qenë njeri korrekt dhe kështu do të vijoj që të jem. Si qytetar do i respektoj të gjithë, do u përgjigjem të gjithëve për shërbimin që atyre u takon me ligj, për gjë tjetër jo. Ai nuk e kishte aksesin te mua dhe ai më merr në telefon dhe ai më thotë do të vijë Vangjush Dako në takim dhe thotë do të vish edhe ti me Gjushin dhe deputetin. Vetëkuptohet se nuk e ka aksesin te unë drejtpërdrejt. Unë tani jam njohur fizikisht që ka dalë nga burgu. Ai ka qenë duke vuajtur dënimin kur unë isha në fushatë. Por i njohim të gjithë fiset në Shijak.
A ka qenë Astriti i angazhuar në fushatë në Shijak?
Nuk besoj të ketë marrë pjesë direkte në fushatë, por mund të ketë bërë ndonjë votë te të afërmit e tij
Por në dijeni jeni?
Absolutisht jo. Gjeni një komunikim që unë të merrem me atë për fushatë. Kurrë. Por jam i detyruar që ti përgjigjem për atë që i takon me ligj si qytetar. Më keni ne dispozicion kur të doni dhe si të doni.(Shqiptarja)/l.m