Nga James Landale, korrespondent diplomatik i BBC
Donald Trump mund t’i dërgojë mesazhet e tij të ashpra, duke postuar shkrime në Twitter dhe thënie me spec. Por struktura politike britanike është më delikate në mënyrën se si dërgon sinjalet e saj diplomatike.
Mbretëresha e përdori fjalimin e saj në banket për të kujtuar presidentin se institucionet ndërkombëtare të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore ishin të dizanjuara për të siguruar që tmerret e konfliktit nuk përsëriten.
Theresa mund t’i paraqiste z. Trump një kopje të përshtatur të Kartës Atlantike, një grup parimesh të përqendruara në lirinë dhe bashkëpunimin e miratuar nga Winston Churchill dhe presidenti Roosevelt në vitin 1941, që formuan bazën e shumë institucioneve të pasluftës.
Të dyja rastet janë parë si një mesazh i fshehtë për një president, i cili ka treguar vazhdimisht mospëlqimin e tij për organizatat shumëpalëshe, si Kombet e Bashkuara dhe NATO.
Në mënyrë të ngjashme, Mbretëresha në mënyrën e saj ka vendosur një distancë të vogël nga presidenti. Mirëpritja e saj ka qenë e ngrohtë dhe e plotë, por ajo nuk i ka kërkuar z. Trump të qëndrojë në Buckingham Palace – ndoshta ka shumë ndërtime në punim e sipër, natyrisht – as nuk do të marrë pjesë në darkën e tij në rezidencën e ambasadorit amerikan.
Vendimi i Downing Street për të vënë Eton Mess në listë për drekë është parë gjithashtu nga disa si një paralajmërim gjuhësor për një president, që arriti duke thënë për gazetat se “Etoniani i Vjetër”, Boris Johnson, do të ishte një “zgjedhje e shkëlqyeshme” për të zëvendësuar Theresa May si kryeministër.
Çdo gjë është e mohueshme, e hapur për akuza rreth tej-interpretimit. Por mbani mend: këto vizita shtetërore janë shumë hollësisht të planifikuara dhe asgjë nuk thuhet apo bëhet pa arsye.
Përshtati në shqip, Diona Çeço