Policia e Vlorës del me deklaratë lidhur me shpërthimin me eksploziv të ndodhur gjatë natës mes të hënës dhe të martës në një biznes.
Bëhet me dije se rreth orës 00:45, në lagjen ‘24 Maji’ në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambienteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.
Shpërthimi ka ndodhur në biznesin fason të një shtetasi me origjinë egjiptiane, i cili operon prej vitesh në vendin tonë.
Kamerat e sigurisë kanë parë dy persona duke u ofruar pranë biznesit, ku më tej janë larguar me vrap.
Grupi hetimor është duke vijuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/a.r