“Operación Oikos”, që ka zbuluar rrjetin e trukimeve në Spanjë dhe ka tronditur futbollin spanjoll ditët e fundit, ka regjistruar telefonata ku thuhet se “7 lojtarë të Valladolid janë blerë“, raporton El Mundo.
E gjitha lidhej me sfidën Valladolid-Valencia, ku miqtë fituan dhe u ngjitën në vendin e katërt në renditje para pak javësh, duke shkuar në pas në Champions League.
Aranda dhe Raúl Bravo, dy nga të arrestuarit, ranë dakord me një pjesë të stafit të Valladolid për të vendosur shifra të mëdha parash në baste, sipas gjykatësit.
“Shiko, vëlla, duhet të fitojë Valencia në pjesën e parë dhe në të dytën, dakord?“. Kjo është një ndër frazat që Carlos Aranda thonë në një telefonatë, ndërsa El Mundo siguron se policia ka në dispozicion 6 muaj përgjime.
Borja Fernández, një tjetër i arrestuar, është takuar me disa lojtarë të Valladolid në shtëpinë e një prej lojtarëve, të cilëve u premtohen 50.000 euro, me kusht që Valencia të shënonte në pjesën e parë dhe të shënonte sërish në të dytën.
/a.r