Kryeministri Edi Rama është zotuar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Floq dhe Qafëzezë në Korçë do të rindërtohen, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje kritikave të opozitës.
Teksa shpërndan një video të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali në takim me banorët, shefi i qeverisë thekson se pas inventarizimit do të nisë edhe dëmshpërblimi për të gjithë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
“TE GJITHA BANESAT DO TE RINDERTOHEN🤝 – Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama.
/a.r