UEFA po monitoron prej tre vitesh Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak se dy vite më parë licensoi Tiranën me dokumentacion jot ë rregullt. Ky lajm është konfirmuar nga shefi i sektorit të licensimit në FSHF, i cili ka bërë të ditur edhe arsyen.
Në sezonin 2016-2017 Tirana ra nga kategoria, por për shkak se fitoi Kupën e Shqipërisë, mori pjesë në Kupat e Evropës. Më vonë, pasi ishte eliminuar UEFA zbuloi se klubi bardheblu nuk ishte në parametrat e duhura financiar dhe për këtë arsye nuk i akordoi shpërblimin, rreth 240 mijë euro.
Gjithsesi sanksionet nuk u ndalën këtu, pasi UEFA më vonë dënoi FSHF-në me 100 mijë euro gjobë. Dhe së fundmi zbulohet se jo çdo gjë është ndalur me kaq, pasi UEFA për tre vite radhazi do të ketë nën monitorim FSHF-në.
Theksojmë se për shkak të borxheve të fshehura në atë periudhë klubi i Tiranës nuk ka arritur as këtë sezon të marrë licensimin për të luajtur në Kupat e Europës pavarësisht se nuk i arriti sportivisht ato./l.m