Biznesmenët shqiptaro-kosovarë që jetojnë në Bavari të Gjermanisë, i kanë dërguar një letër Lulzim Bashës nëpërmjet gazetës Tema.
Në letër biznesmenët shqiptarë bëjnë një kërkesë shumë të qartë dhe specifike. Ata i kërkojnë që deputetët e Pastrisë Demokratike të luftojnë në Parlament e jo ne rrugë.
“Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë dhe ofrimi i një alternative konkurruese, por ne institucione, siç është Parlamenti e assesi ne rrugë.
Populli ju ka zgjedhur që në Parlament të luftoni, e jo në rrugë. Këto janë rregullat e demokracisë për të cilën u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju” shkruhet ndër të tjera në letër.
Letra
I nderuar Z. Lulzim Basha, kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë mençurish te gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetëm ligjor, por edhe moral të ndikoni pozitivisht qe Shqipëria te fitojë ne imazh.
Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa, kërkojmë nga ju që në mynyre imediate të ndikoni tek simpatizantet juaj te cilët nuk janë te pakët, të angazhoheni ne frymën e Partive Popullore Europiane, familjes se cilës i takon edhe Partia Demokratike.
Disa nga bizneset tona punojmë me vite te tëra suksesshëm ne dikasterin e turizmit dhe hotelerisë, prandaj kemi arsye te forte të ju shkruajmë këtë ketër.
Disa klientë, te cilët me shume angazhim për bindje që të vizitohet Shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e Dhermiut, kanë kërkuar të tërhiqen keto prenotime.
Po deshët do t’ju argumentojmë edhe me dokumente.
Protestat janë mjeti me demokratik, gje qe praktikohen edhe ne ne Gjermani, mirëpo nese ato janë paqësore.
Protesta juaj ngjante me shume ne Farkistet ultra socialist me fytyra mbeshtjellur.
Keso lloj protestash nuk i takojnë familjeve të Partive Popullore Europiane.
Jemi duke vezhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentarë europianë.
Nuk duam që populli shqiptar te riperjetojë vitet e 97, sepse kjo politike është vetë-izoluese dhe nuk e meriton Shqiperia.
Shumica e ne biznesmenesve u takojme Partive qe bejne pjese ne Partite Popullore Europiane dhe realisht jemi një familje me PD, prandaj si kolege me të njejtin drejtim politik ju drejtohemi shume miqesisht.
Njerëzit me fytyra të fshehura që gjuajnë me fishekzjarre nuk mund t’i takojnë familjes se Partive konservatore.
Trimëri në paqe është forcimi edhe degjimi i miqëve dhe aleateve që mbeshteten Shqiperine në rrugen europiane.
Trimëri dhe patriotizem është forcimi i ekonomisë dhe ofrimi i nje alternative konkurruese, por ne institucione, sic eshte Parlamenti e asesi ne rrugë.
Populli ju ka zgjedhur qe ne Parlament te luftoni, e jo ne rruge. Keto janë rregullat e demokracise për të cilen u sakrifikuan qindra e mijera shqiptarë, pjesë e së ciles jeni edhe ju.
Z.Rama gjithashtu i apelojmë që të ulet me opoziten dhe te mirreni vesh per Shqiperinë europiane. Gjithcka eshte e mundur neqofte se e doni Shqiperine.
Ne diaspora nga Bavaria u jemi ne dispozicion vllazerisht t’ju mbeshtesim pa kushte, vetem qe Shqiperia te perparojë, sepse nese Shqiperia eshte e forte, eshte edhe Kosova.
Ne emër të bizneseve kosovaro-vavareze Besa foundation
Ilir Seferi, München, nënkryetar dhe zëdhënës. l.m