Është shtyrë seanca gjyqësore për Klevis Balliun dhe disa banorëve të Astirit, të cilët akuzohen se kanë sulmuar dhe kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve.
Ish-deputeti i PD, Balliu tha se akuzat ndaj tyre janë politike për të trembur opozitën dhe qytetarët që të mos protestojnë.
Balliu këto deklarata i bëri para Gjykates se Apelit, pasi prokuroria kerkoi serish arrest shtepie per ish-deputetin e opozites, i cili doli ne mbrojtje te banoreve te Unazes se Re.
Ish-deputeti demokrat theksoi se përpjekjet janë mjerane pasi sipas tij as opozita dhe as qytetarët nuk do ndalen.
“Këto janë akuza politike ndaj meje dhe ndaj disa protestuesve të Unazës. Erdhëm sot këtu dhe seanca u shty sepse nuk janë njoftuar njëri apo tjetri. Është çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos dalin, të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane. As opozita dhe as qytetarët nuk do ndalojnë protestën. Shteti nuk funksionon. Jemi pa qeveri”, tha Balliu.
Sa per masen e kerkuar nga prokuroria, ai ka thene qe kjo behet per ta penguar qe ai te jete ne proteste ne krah te qytetareve.
g.kosovari