Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes.
I pranishëm është edhe prefekti i Korçës, i cili ka debatuar me banorët, të cilit i kërkojnë të largohet, bashkë me çadrat që kanë ngritur.
“Këta sa vjen njëri, ikën tjetri dhe kot, por Zoti…Kemi ftohtë dhe nuk mund të qëndrojmë më në çadra. Ka mungesë të ushqimeve dhe krevatëve“, shprehen disa nga banorët.
Situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshje të shiut kanë rënë dhe vijojnë që të bien.
Prefekti Dhori Spirollari i ka kërkuar medias të largohet.
“Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje”, mësohet se i ka thënë Spirollari gazetarëve.
Më shumë se 200 banorë janë pa shtëpi, ndërsa ata janë strehuar në çadra, të ngritur nga ministria e Mbrojtjes.
Banorët kërkojnë të shpallet gjendja e emergjencës pas tërmetit dhe kjo ka qenë edhe nisja e debatit me prefektin e zonës.
g.kosovari