Protesta e djeshme e opozitës joparlamentit edhe pse nisi e qetë, degradoi në dhunë dhe në përdorimin e mjeteve piroteknike para Kuvendit të Shqipërisë, ku u plagosën dhjetra policë dhe protestues.
Por mesa duket protesta ishte përgatitur që të jetë e dhunshme. Në një foto të siguruar nga Shqiptarja.com duken qartë se protestuesit kishin marrë masa për aktet që ndodhën. Në foto shihen një grup të rinjsh prej 6 personash që kanë mbuluar kokën me kapuç si në ato që i shohim nëpër grabitje apo që përdoren nga Forcat Speciale të policisë.
Vetëm pak metra më tutje këtyre personave të maskuar qëndron ish-deputeti Flamur Noka, ku mesa duket nuk shqetësohet për simpatizantët e tij që mbajnë veshur maska që u tregojnë vetëm sytë.
Pikërisht këta të rinj së bashku me disa të tjerë që kishin vënë bluzat në kokë për të mos u identifikuar janë përgjegjësit e dhunës që shpërtheu para Kuvendit, pasi ata duken më aktivët në videot e publikuara.
g.kosovari