I themeluar në Florida në vitet ’50, Burger King® është tashmë një etalon i padiskutueshëm, jo vetëm për cilësinë e sigurinë ushqimore, por dhe për shijen unike.
Pas suksesit në plot 100 shtete, me mbi 17,000 pika në të gjithë botën, Mbreti i Burgerave pritet të çelë së fundmi dyert edhe për publikun shqiptar. Në fakt, zëra për ardhjen e Burger King® kanë qarkulluar prej kohësh, duke ngjallur entuziazëm dhe kureshtje, por vetëm tani është zyrtare: kompania me famë botërore do jetë pjesë e tregut shqiptar, duke nisur në Tiranë e duke u përhapur mandej në mbarë Shqipërinë.
Kështu që qëndroni vigjilentë, pasi Burger King® mund të vijë shumë shpejt në qytetin tënd!
Ikona amerikane e burgerave të pjekur në skarë, një histori e jashtëzakonshme suksesi mbarë botëror, një emër mëse i njohur për recetën autentike dhe maskotën e famshme, do sjellë traditën e shijshme për të qenë e akesueshme nga çdo shqiptar.
Mbreti i ushqimit të shpejtë, Burger King®, synon të jetë i pranishëm në të gjithë Shqipërinë, me një total prej 20 restorantesh në të gjithë vendin. Ndaj, së bashku me këtë risi fantastike në tregun shqiptar, do vijnë dhe mundësi të rralla punësimi! Ky projekt ambicioz jo vetëm do të ketë shijen autentike të Whopper-it origjinal, por dhe do krijojë 600 vende të reja pune për vajza dhe djem të cilët do të marrin trajnim profesional si brenda ashtu edhe jashtë vendit nga vetë stafi i Burger King®.
Burger King® do të ndodhet fillimisht në QTU, duke u kthyer në stacionin e ri të preferuar të të gjithë të rinjve, familjarëve, atyre që e duan shijen e mirë dhe mbi të gjitha, të gjithë atyre që duan të hanë e të ndihen si mbret.