Detaje te reja nga ngjarja e rende qe ndodhi ne Cyrih të Zvicrës, të premten, kur një 60 vjeçar mori peng të dashurën e tij shqiptare dhe shoqen e saj (bashkëbanuese), duke i vrarë pastaj.
Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S., me prejardhje nga Kamenica.
Pas marrjes peng nga 60 vjeçari, të cilit nuk është bërë i ditur nacionaliteti, ishte telefonuar qendra e thirrjeve emergjente, duke kërkuar ndihmë nga një fqinj aty afër.Sipas dëshmitarëve, njëra nga të marrurat peng kishte dalë në ballkon, por që pastaj duke bërtitur në spanjisht, 60 vjeçari, iu kishte thënë “shikoni se çfarë keni bërë”.
Sipas gazetës zvicerane Blick.ch, më pak se 10 minuta pas thirrjes emergjente, policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.
Marrësi i pengjeve shikon dritaren dhe i kërkon policisë të qëndrojë larg.
Ai u kishte thënë policisë zvicerane se kishte dy gra peng dhe i kërcënoi t’i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet menjëherë.
Pas kërcënimit të 60 vjeçarit, arrijnë njësia e ndërhyrjes Scorpion dhe specialistët e grupit negociator. Në të njëjtën kohë, lokacioni është i rrethuar nga policë me uniformë.
“U udhëzuam të mbyllnim dyqanet dhe të mos largoheshim nga shtëpia”, thotë një dëshmitar.
Njësia e ndërhyrjes futet në vendin e ngjarjes dhe gjen tre persona të plagosur rëndë, dy gra dhe pengmarrësi.
Por, si pasojë e plagëve të marra, dy viktimat e gjinisë femërore dhe pengmarrësi vdesin në vend.
Lidhur me mos ndërhyrjen e policisë, zëdhënësi për media Marco Cortesi, ka thënë se, nuk është vepruar me forcë pasi pengmarrësi kishte thënë fillimisht se do të dorëzohet, dhe autoritetet zvicerane, nuk kanë menduar se në fakt, do të ndodhte vrasja, shkruan telegrafi.
Ndërkaq, nuk dihen shkaqet që sollën tragjedinë, por policia është duke i hetuar të gjitha pistat, për të kuptuar se si erdhi deri të vrasja.
Sipas presupozimeve të para, bëhet fjalë për çështje parash dhe xhelozi dhe se viktima tjetër nuk kishte të bënte me rastin e çiftit…
Shqiptarja nga Kosova dhe shoqja e saj, jetonin së bashku në një banesë, në Döltschiëeg, ndërkaq vrasësi, në një adresë tjetër.
g.kosovari