Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shprehur përkrahjen e tij për kampanjën zgjedhore e Boris Johnsonit për tu bërë Kryeministër i Britanisë së Madhe dhe u bëri thirrje të gjithë kandidatëve të bëjnë shpenzime për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes, para vizitës së tij javën e ardhshme.
“Mendoj se Boris do të bëjë një punë shumë të mirë. Mendoj se do të jetë I shkëlqyeshëm”, I tha Trump Gazetës “The Sun” për ish sekretarin e jashtëm dhe lobuesin kryesor të Brexitit, I cili është kandidati kryesor për të pasuar Teresa May si lider i Partisë Konservatore.
Trump do të mbërrijë në Britani të hënën për një vizitë tre ditore me ftesë të Mbretëreshës Elizabetë para se të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për Luftën e Dytë Botërore në Francë dhe vizitën në Irlandë.
Trump i tha “The Sun” se ligjëvënësit tjerë konservatorë janë përkrahur nga ai por jo edhe Ministri i Ambientit Michael Gove, I cili e ka kritikuar Trumpin për pozicionin ndaj Iranit.
Trump po ashtu ka vlerësuar sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt për të rritur shpenzimet për sistemin e mbrojtjes së Britanisë.
Po, më pëlqen ai, tha Trump kur u pyët për Humt. “ Britania e Madhe duhet të jetë e gatshmë të mbrojë vetveten. Është një vend I mire dhe shumë special” tha ai duke vënë në dukes se shpenzimet për një system mbrojtës të Britanisë së Madhe, mund të rritë eksportin e pajisjeve ushtarake të SHBA-së, shkruan “Reuters”.
g.kosovari