Ai konsiderohet si një ndër gjenitë e botës së futbollit, dhe për këtë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Bëhet fjalë për Diego Armando Maradonën, i cili realizoi golin e shekullit në çerekfinale të Kupës së Botës 1986. Por argjentinasi i cili kujtohet për golin e realizuar me dorë – ka fshehur edhe një sekret të errët të jetës.
Një dokumentar i ri nga regjisori britanik, Asif Kapadia zbulon thellësitë e problemeve të drogës së argjentinasit dhe shfaq se si ishte shfrytëzuar nga mafia italiane, e cila e furnizonte botën me kokainë dhe prostituta.
I titulluar thjesht Diego Maradona, filmi përmban pamjet e pa para të lojtarit në kulmin e famës si lojtar i Napolit. Nga aksidentet me vetura nëpër rrugët e Napolit deri tek veshjet e shtrenjta e ndeshjet e tenisit me të dashurën e tij, dhe ky është një vështrim intim për futbollistin më të diskutueshëm në botë.
Thuhet gjithashtu se Camorra e kishte financuar transferimin e argjentinasit prej shtatë milionë eurosh në Napoli, diçka që e mohoi fuqishëm presidenti i klubit.
Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dukej i paprekshëm. Jo vetëm që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, ai gjithashtu e kishte Napolin ta fitonte titullin e parë të Serie A.
Ndryshe, ai u trajtua si një Zot në qytetin e San Diegos, ku tifozët festuan për javë të tëra dhe fytyra e tij ishte kudo.
g.kosovari