Një grua rome nga Kosova ka rënë pre e një dhune denigruese dhe shkak besohet të jetë vetëm fakti se ajo është nga komuniteti rom.
Pak ditë më parë ndaj saj u raportua një sulm i bërë në qytetin e Lipjanës, ku disa persona e kishin rrahur. Por dhuna për shkak të racizmit duket se nuk përfundoi me aq për të , pasi ditën e sotme ajo është sulmuar përsëri. Këtë radhë në qytetin e Ferizajt.
Media kosovare kanë publikuar edhe videon në momentin ku një person i afrohet dhe e qëllon fuqishëm në kokë. Kjo goditje e duket se e lë pa ndjenja gruan në fjalë, ndërsa në video shihet se ajo thjeshtë po ecte në rrugë kur u sulmua nga pas.
Në reagim thuhet se janë tejet të shqetësuar lidhur me rastin e gruas nga komuniteti rom, e cila sot u sulmua sërish, në qytetin e Ferizajt.
Për rastin në fjalë kanë reaguar politikanë të ndryshëm dhe shoqëria civile.
Por sipas mediave kosovare sulmi ndaj saj erdhi vetëm një ditë pasi ajo u mor në mbrojte nga policia.