Cristiano Ronaldo fitoi titullin e gjashtë në karrierën e tij me Juventusin.
Ylli portugez shtoi titujt e tij në Serie A pas atyre tre në Premier League me Manchester United dhe dy La Ligas me Real Madridin.
Fitues i pesë Ballon D’Ors, 34-vjeçari është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë.
Por aftësia e tij vazhdimisht është krahasuar me yllin e Barcelonës Lionel Messi.
Por ylli portugez është shfaqur me sulmuesin brazilian të PSG 27-vjeçarin Neymar.
Ky takim ka shfaqur edhe interesin e mediave dhe ka hedhur hipoteza të cilët ka bërë që të shpresjonë tifozët e Juves për një transferim të mundshëm në Itali.
Por ky takim me styre ishte vetëm për një reklam.
Kjo video u bë publike nga vetë Ronaldo në Instagram, ku është parë më mbi 8 milionë herë.
Duke shoqëruar klipin, ylli portugez tha: “Kam bërë një mik të ri.”
Por ky status i CR7 ka bërë që tifozët e Juventusit të mendojnë se mund të ketë një superstar të ri në stadiumin e tyre Allianz.
g.kosovari