Në intervistën e tyre të parë që kur ata u akuzuan për vdekjen e modeles, Alex dhe Luna Johnson i thanë “Daily Mail” se ishin të pikëlluar për vdekjen e modeles holandeze Ivana Smit, e cila u gjet lakuriq e mbytur në katin e 14 të një hoteli në Malajzi.
Ata këmbëngulën se nuk kishin lidhje me vdekjen e saj, duke thënë se ata po sulmohen dhe kjo është një “gjueti shtrigash” pasi i panë ata që u pyetën nga policia në Kuala Lumpur.
Smit kishte kaluar një natë të egër seksi me çiftin milioner Alex dhe Luna Johnson, të cilët fillimisht u arrestuan, por më pas u lanë të lirë, pasi nuk u gjet ndonjë provë se ata kishin gisht në vdekjen e saj.
18 muajt e fundit, ata e kanë kaluar jetën të fshehur, për shkak të kërcënimeve të shumta që kanë marrë, sidmos për jetën e vajzës së tyre, por sot kanë thyer heshtjen dhe kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë.
Ata thonë se modelen holandeze e kishin mikeshë dhe kanë kaluar natë të tilla, edhe me femra të tjera, por nuk kanë gisht në vdekjen e saj.
Ivana kishte marrë kokainë dhe alkool, dhe kishte nivele të larta PMMA – një amfetaminë që shitet si ekstazë, atë natë.
Por Johnsonët mohojnë fuqimisht se ata i dhanë drogë modeles.
Çifti nuk mori pjesë në hetimin për të dhënë dëshmi mbi vdekjen dhe u nis nga Malajzia për në Singapor, përpara se të arrinte në SHBA
Duke zbuluar detajet e marrëdhënieve të tyre seksuale me të modelen adoleshente, znj. Johnson, 32 vjeç, tha se Ivana ishte mikja jonë dhe ne të dy kishin marrëdhënie me të.
Ajo erdhi vullnetarisht me ne atë natë.
Por familja e modeles së ndjerë nuk është e të njëjtit mendim, dhe është duke përgatitur një padi për çiftin milioner.
g.kosovari