Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Joachim Loew u shtrua në spital për trajtimin e një çrregullimi në qarkullimin e gjakut.
”Ndihmësi i tij, Marcus Sorg do të jetë në krye të stolit për ndeshjet eliminatore të Euro 2020 kundër Bjellorusisë, më 20 qershor, dhe tri ditë më vonë ndaj Estonisë”, deklaroi Federata Gjermane e Futbollit, DFB.
Loew është trajtuar pas një aksidenti sportiv, ku sipas mjekëve pati një bllokim të përkohshëm të një arterieje.
“Ndihem shumë mirë, por më duhet të pushoj në katër javët e ardhshme”, tha Loew në një deklaratë për DFB.
/a.rada