“Opozita aktuale ka braktisur jo vetëm fushën e betejës, por edhe votuesit e saj”, deklaroi sot ne Kuvend ish-ministrja Mimi Kodheli.
Deputetja e PS-së, me ironi u shpreh se në vend të ideve në parlament, kjo opozitë ka ndërmarrë garën e hedhjeve të shtizave, ku edhe mbrojnë interesa meskine.
“Kolegë, për të dytin vit radhazi vijojmë të marrim rekomandimin nga BE. Opozita është larguar nga fusha e betejës, madje ka braktisur votuesit e saj. Garën e ideve në parlament e kanë zënë vendin gara e hedhjeve të shtizave. Këtu garohet për të mbrojtur disa interesa meskine.”-u shpreh Kodheli.