Një ndër organizatat më të mëdha të gazetarëve në Europë, “Reporterët pa kufij” në një deklaratë të tyre kanë analizuar situatën e gazetarëve në vendin tonë gjatë protestave të opozitës.
Përmes një deklarate, “Reporterët pa kufij” shprehen “të shqetësuar për këto sulme të përsëritura dhe u kërkon autoriteteve të mbrojnë gazetarët.”
Në deklaratë vihet theksi se protestuesit e dhunshëm të opozitës po sulmojnë gazetarët, shkruan Dritare.net.
“Çdo javë, plagë të rënda janë shkaktuar tek gazetarët që mbulojnë protestat, të cilat mbahen të shtunën. RSF ka mësuar se së paku katër gazetarë ishin viktima të akteve të rëndësishme të agresionit nga demonstruesit e dhunshm gjatë fundjavës të 11-12 majit, kur protestat kishin në shënjestër zyrën e kryeministrit. “-thotë ndër të tjera deklarata e organizatës së gazetarëve.
LEXO DHE : Foto/ Tre ditë nga nisja, Rama nxjerr bluzën e fushatës elektorale
“Reporterët pa kufij, po protestojnë kundër klimës aktuale të frikësimit dhe dhunës kundër gazetarëve dhe u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndaluar sulmet”, tha Pauline Adès-Mével, kryetari i kësaj organizate për Ballkanin, shkruan Dritare.net.
Reporterët pa kufij, shprehen të shqetësuar se këto sulme ndaj medias, mund të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kjo organizatë përmendë disa raste të lëndimit të gazetarëve, por dhe kërcënimit të tyre nga ana e protestuesve të opozitës.(Dritare.net)