Presidenti Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.
“Meta mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare”, njofton Presidenca.
Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.
/a.rada