Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi iu sekuestruan disa doza kokainë. Shqiptarët u ndaluan sapo kanë dalë nga ambientet e një diskoje në zonën e Pieves.
Mediat italiane njoftojnë se shqiptarëve të moshave 25 dhe 27-vjeçare iu gjetën dhe sekuestruan 5 qese transparente të mbyllura me nxehtësi, që përmbanin kokainë me peshë rreth 5 gram, si dhe 230 euro në para të gatshme, të ardhura të supozuara nga aktiviteti i drogës.
Pas këtij moment policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e shqiptarëve, ku u gjetën edhe 20 gram kokainë të ndarë në dy qese plastike të mbyllura me nxehtësi.
Policia konfirmon se shqiptarët kanë pranuar përgjegjësinë për trafikimin e drogës dhe më pas iu vunë prangat.