“Certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit” kështu e ka cilësuar rekomandimin pozitiv të KE-së, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Gjithashtu, ministri ka theksuar vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
“Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit. Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit“, shkruan Lleshaj.