Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka dorëzuar progres-rapotin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave kryeministrit Edi Rama.
Pas dorëzimit të progres-rapotit, Soreca i është përgjigjur edhe interesit të medias lidhur me krizën politike në vend.
Soreca deklaroi ndër të tjera, se përballë këtij fakti, të gjitha palët politike duhet të lënë mënjanë dasitë politike dhe se zgjidhja politike duhet të vijë nga brenda.
“Konsensus për integrimin, tejkaloni polarizimin, tejkaloni ndasitë partiake. Të jeni të bashkuara përpara integrimit. Ne ritheksojmë të angazhoheni në dialog, Sot Shqipëria ka arritur një gur kilometrik shumë të rëndësishëm”