Mesditën e sotme një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i 6 i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Fëmija është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës Dervishbeg, Shkodër. Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.