Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, për të komentuar rekomandimin pozitiv të KE.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces” – shkruan Rama.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca tha “Raporti i miratuar sot është mbështetur në një sërë kontributesh. Vlerësimi që keni marrë sot do të thotë se Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm më reformat e saj”.
Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria i ka bërë me përpikmëri detyrat e shtëpisë.
Ai tha se raporti në fjalë është mekanizmi më i besueshëm lidhur me ecurinë e një vendi.
“Sot është konfirmuar çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vitin e shkuar, Këshilli Evropian vendosi që në qershorin e 2019-ës të zyrtarizojë çeljen e negociatave dhe në dhjetor të nisë procesi me konferencën ndërqeveritare. Kjo është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sepse Komisioni ka konfirmuar përsëri progres” – tha Rama ndër të tjera.
Për kryeministrin, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në të shkuarën, Shqipëria de facto ka filluar procesin ‘screening’.
“Kam lexuar sot një editorial në Frankfurten Zeitung nga ana e ministrit gjerman për Europën, i cili në mënyrë të admirueshme ka përcaktuar kornizën e patjetërsueshme përmes së cilës të gjithë vendet e BE duhet të çelin negociatat për SHqipërinë” – tha Rama.
Rama pati edhe një apel për opozitën e drejtuar nga Partia Demokratike. Ai i kërkoi përkthyesit të konferencës që të mos ia përkthejë ambasadorit Soreca qëndrimin e tij.
“Do t’i lutesha përkthyesit të mos e përkthejë qëndrimin tim për opozitën. Ama kam një apel për Lulzim Bashën; Është mirë të mendojnë për Shqipërinë dhe jo për partinë. Është mirë që të mos influencojë ata që mund të thonë JO me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana përmes protestash partiake” – tha kryeministri.
***
Soreca: Ja pse Shqipëria ka marrë rekomandimin:
- Zbatimi i reformës në drejtësi ka vijuar në mënyrë komitente. Vetingu ka nxjerrë më shumë se 140 vendime
- Lufta kundër krimit të organizuar. Ka pasur një sërë operacionesh ndërkombëtare.
- Lufta kundër korrupsionit është në hapat e duhur.
- Marrëveshja e me BE-në për menaxhimin e emigrimit të paligjshëm.
- Përpjekjet duhen përmirësuar për të çuar përpara të gjitha reformat.
Çelja e negociatave për këto arsye është një fillim i ri i madh për Shqipërinë.
/a.r