Lista Serbe po mban protestë në veri të Kosovës. Kjo protestë u paralajmërua nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, me rastin e aksionit të njësive speciale në veri të Kosovës.
Protesta po mbahet në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës.
Rakiç tha se njësitë speciale kosovare, në momentin kur përfaqësuesit e ligjshëm të serbëve, përfaqësuesit politikë dhe drejtorët e institucioneve publike ishin në Parlamentin e Serbisë për të diskutuar për Kosovën, sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut./l.m