Vetem pak pasi Komisioni Evropian rekomandoi celjen e negociatave qe tani mes Shqiperise dhe BE, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Me nje shenim ne faqen e tij ne “Twitter”, Rama, shkruan se me kete rekomandim, konfirmohet se “Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE“, shkruan Rama.