Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ku u prezantuan rastet e zgjidhura prej tyre, edhe njëherë u bëri apel qytetarëve që mos të humbasin asnjë minutë kohë, por ta drejtojnë problemin direkt në platformë.
Sipas kryeministrit, qytetarët tashmë janë të përkrahur dhe shqetësimet e tyre trajtohen në kohë rekord.
Një ndër rastet ishte dhe i një të moshuari i cili kishte probleme me marrjen e pensionit.
Pasi prezantoi rasti ai bëri thirrje që të votojnë për qeverinë “Rama”, marrë shkas nga zgjidhja e problemit të tij.
Ndërkohë Rama i ka kërkuar që të ulet, pasi sipas tij ë këtë rast nuk janë mbledhur për të kërkuar vota.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Kisha 21 vite që kërkojë të drejtën e pensionit, shkoja gjithmonë te ai institucioni te Rruga e Durrësit më thoshin, ik se nuk e fiton. U ankova të platforma kur më thotë fëmija që e kisha fituar. Faleminderit shumë, ndaj unë them ta mbrojmë ta duam e të votojmë për qeverinë
Rama: Ulu, faleminderit shumë, por këtu nuk jemi për vota, Këtu jemi për të treguar se si platforma funksionon për të dhënë të drejtën që qytetarët nuk e kanë gjetur më parë.
g.kosovari