Një person i veshur me rroba femrash dhe me make-up po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës dhe disa qyteteve tjera. Në fakt veshja e tij nuk do ishte asnjë problem nëse nuk do ta përdorte për të vjedhur fëmijët në shkolla dhe udhëtarët në urbane. Në rrjetet sociale po qarkullon një vidoe ku shihet një burrë i veshur dhe i trukuar si grua vetëm për të vjedhur.
Qytetarët e kësaj zone janë alarmuar ku kanë shpërndarë disa fotografi të këtij personi duke bërë apel të kenë kujdes të shtuar prindërit dhe fëmijët.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në Policinë e Prizrenit nuk është raportuar një rast i tillë. Por kemi informacione për komunë e Malishevës. Për më shumë detaje telefonin atje”, ka thënë Gashi.
Gazeta inFokus mëson se këta persona po shfaqen në hapësira publike, në stacione të autobusave dhe në shkolla fillore./l.m