Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se të shtunën PD do të nisë fushatën e madhe paralel me atë të Partisë Socialiste.
I ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 ish- deputeti tha që nuk do të ketë zgjedhje, për faktin që nuk mund të quhen të tilla pa praninë e opozitës.
Pjesë nga biseda:
Milo: Mund të bëhen zgjedhje më të mira, ku mund të ketë përfaqësim dinjitoz. Po shkojmë në mënyrë të sforcuar.
Tritan Shehu: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë dhe nuk mund të ketë.
Laert Vasili: Të jesh kaq pro kaosit është e tmerrshme.
Tritan Shehu: Kjo është e bazuar mbi një logjikë.
Laert Vasili: Atëherë lind një pyetje. Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje pse nuk do ketë zgjedhje?
Tritan Shehu: Edhe shefi jot kështu thotë. Problemi është se këta kanë një koncept të gabuar për demokracinë. Ky është me ata që po shkatërrojnë votën e Shqipërisë, traditën shqiptare.
Vasili: Dëgjojeni këtë. Ismail Kadare ka një roman që titullohet ‘Krushqit janë të ngrirë’. Në këtë situatë jeni ju me ndërkombëtarët. Nuk ua jep njeri pushtetin në tavolinë
Tritan Shehu: Të shtunën do të thellohet një fushatë e madhe. Do të jetë një lëviizje mbarëpopullore. Do të përpunohet për t’i dhënë ndal bllokimit të demokracisë. Kurrë s’kemi qenë të dhunshëm, as në momentet më të vështira.
Laert Vasili: Prandaj nuk ju votojnë, dëgjojnë këto dhe nuk ju votojnë.
g.kosovari