Presidenti Meta shprehet se nuk e dekretoi ministrin Cakaj në krye të Punëve të Brendshme pasi ky pozicion lidhet me disa çështje kyçe siç janë marrëveshjet me Greqinë.
I ftuar në emisionin “Debat Plus” në Kosovë, Meta shtoi se kishte mungesë besimi për Cakajn pasi nuk e njihte, por ishte ndikuar për mosdekretimin edhe nga deklaratat e Cakajt në emisione televizive në Kosovë.
“Mosdekretimi ka të bëj me faktin që kjo është një detyrë tepër delikate e Minitrisë së Jashtme. Ministria ka pasur në proces disa cështje mjaft të rëndësishme, disa prej tyre lidhen me dialogun mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Kjo është një cështje mjaft e komplikuar për të cilën Gjykata Kushtetuese ka nxjerr një vendim. Mungesa e njohjes time, apo deklaratat në ndonjë emision këtu në Kosovë më ka shtuar mosbesimin tim.
Unë jam komod pasi përgjegjësinë për këto cështje tashmë e ka Rama dhe ai përderisa është kryeministër i njeh ato cështje”, tha presidenti Meta.
Ndërkohë, i pyetur nga një prej analistëve se si ndihej tashmë që kishte parë punën e Gent Cakaj, pra a kishte bërë mirë që nuk ia kishte dhënë dekretin, Meta shtoi “Unë besoj për ato çështje delikate që përmenda kam bërë një zgjedhje të mirë”.