Janë sërish bashkë, të paktën kjo është e sigurt në koncertin e Ritfolk-ave më 8 qershor. Dy vokalistët Altin Gocin dhe Saimir Brahon i gjejmë në prova me këngën aq të famshme “Dëshirë dhe heshtje”.
E pas saj do të vijnë “Endërroj”, “Drejt fatit tim” etj. “Ritfolk”-at janë disa ditë para koncertit, dhe ia besojnë Top Channel-it daljen e parë për lajmin e mirë.
“Po. E vërtetë është. U bë gati 22 vjet që Ritfolku është ndarë dhe më në fund po rikthehemi për një surprizë të bukur. Për një koncert Reunion”, tha Altin Goci, vokalist.
Top Channel: Si ju vajti në mëndje të riktheheshit sëbashku?
“Ne gjithmonë e kemi pasur një mungesë dhe aq më tepër publiku. Vazhdimisht e vazhdimisht e kërkonin këtë gjë, por janë bërë sebep miqtë. Ne thamë ok, do ta bëjme”, tregon Saimir Braho, vokalist.
Top Channel: Me cilat hite do riktheheni? Hite të cilat edhe pse kanë kaluar dy dekada mbahen mend përmendësh.
“Është shumë e vërtetë. Ne normalisht kemi menduar të sjellim të gjithë albumin e Ritfolk “Drejt fatiti tim”, që përbëhet prej 10 këngësh. Ka punime të Saimirit, punime të mirat vec. Ka surpriza”, thotë Altin Goci, vokalist.
Top Channel: Do t’i drejtoheni publikut të gjerë, jo vetëm atyre të rinjve dhe të rejave që në vitet 90 çmendeshin për ju?
“Po po patjetër. Në fakt kemi mbledhur ca miq shumë të mirë, jo vetëm artistë shumë të mirë, muzikantë, të cilët I kanë sjellë frymën e tyre në këto orkestacione të reja. Jo vetëm të vjetra, por edhe tonat personale sic tha Altini”, përgjigjet Saimir Braho, vokalist.
Top Channel: Altin do të shijojmë vetëm këtë nostalgji, apo do t’ju shohim më shpesh bashkë tani e në të ardhmen?
Ky është një projekt reunion, është një projekt që munda ta zgjasim përsa I përket koncerteve, kurse për më vonë akoma nuk kemi një plan konkret. Më vonë pastaj le të shohim.