Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini grumbullon edhe Andrea Belotti në listën e 33 lojtarëve për dy ndeshjet kundër Greqisë dhe Bosnje Hercegovinës të vlefshme raundin e tretë dhe të katërt të kualifikimit në kampionatin Europian.
Portieri i “Romës”, Antonio Mirante, që është grumbulluar vetëm një herë kur ka qenë trajner Conte, do të hyjë në vend të Donnarumma i cili është dëmtuar.
Mes të grumbulluarve gjenden edhe Emerson, Izzo dhe El Shaarawy, si dhe janë konfirmuar Pavoletti, Sensi, Quagliarella dhe Zaniolo.
/a.r