Të gjithëve ju kujtohet qeni me emrin Nicoleta, që për 10 vite qëndori të varri i pronarit të tij, në ishullin Ischia të Italisë.
Por për fat të keq, qeni ka ngordhur pas një tumori nga i cili vuante prej kohësh.
Por sëmundja nuk e pengoi aspak për të pritur pronarin që ndërroi jetë në vitin 2009.
“Nicoleta iku. Këtu të gjithë jemi të trishtuar për humbjen e saj. Shoqëria e saj dhe ëmbëlsia e saj do jenë të pazëvendësueshme.
Tek e shihje për herë të fundit kuptoje që Nicoleta ishte gati, gati për të shkuar tek padroni i saj, që nuk e braktisi kurrë.
Ajo do të jetë e kënaqur të qëndrojë me të dhe të ketë një jetë të re, pa dhimbje dhe vetmi. Ciao Nicoleta”, ka shkruar në Facebook Enrico Mattera, që menaxhon një hotel shumë pranë kësaj varreze.
/a.r