Një shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës, raportojnë mediat vendase, të cilat citojnë burime zyrtare nga institucioni i prokurorisë.
Ai është një 40-vjeçar, ndërsa ishte një kalimtar i rastit që e pa trupin të hedhur në kanal.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në datën 20 maj, por së fundmi është bërë publike në media.
Departamenti i zjarrfikësve nxori kufomën nga uji dhe lajmëroi policinë e prokurorinë, ndërsa autoritetet thanë se kemi të bëjmë me një vrasje.
“Ka shenja se ndaj viktimës është ushtruar dhunë”, citohet zyra e prokurorisë nga media blege.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe detaje të tjera nga hetimi.
/a.rada