Një përleshje ka ndodhur mes dy të burgosurve shqiptarë në burgun e Koridhalos.
Mediat greke raportojnë se përplasjet ndodhën në seksionin e tretë ku mbahen të burgosurit shqiptarë dhe kurdë.
Gjithashtu përplasje ndodhën edhe në seksionin e dytë, ku janë të ndaluarit për drogë.
Mediat greke raportojnë se 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur me njëri tjetrin, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C.
Fillimisht u dyshua për një kryengritje të të burgosurve por policia, e cila ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën, por më pas u tha se bëhet fjalë për konflikt mes të burgosurve.
Episodi është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.
g.kosovari